Gjendet i vdekur në banesë burri i cili jetonte i vetëm
Në Prizren, një person, i cili jetonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Policia i ka nisur hetimet për rastin.
Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesë ku jetonte i vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.”

