Gjendet i vdekur në bunar i riu nga Sanxhaku
Vrasje e tmerrshme në Serbi: I rrahur dhe hedhur në pus, gjendet në pronën e ish-bashkëshortit të një gruaje me të cilën ai ka qenë në kontakt.
Një vrasje e tmerrshme trondit Serbinë, këtë herë në qytetin e Tutinit. Nusret ka ndërruar jetë duke menduar se do të takohej me partneren e tij.
Mirëpo, ka rezultuar se mesazhin e ka dërguar ish-bashkëshorti i saj, për ta joshur të vinte për një takim. Aty e takuan tre persona dhe e rrahën.
Banorët e Tutinit dyshojnë se edhe gruaja është e përfshirë dhe se ajo e ka dhënë qëllimisht telefonin e saj që Nusret të mendonte se do ta takonte.
Trupi i të pafatit Nusret është gjetur në pusin në oborrin e të dyshuarit për vrasje. Ndërkohë, ai arriti të arratisej në Gjermani, pa e vënë re askush se kishte ndodhur asgjë.
I ndjeri ishte zhdukur të enjten dhe që nga ajo kohë është në kërkim për të.
Goditja fatale i është shkaktuar në kokë, pas së cilës autorët me siguri e kanë hedhur në pus në tentativë për të mbuluar krimin.


