Gjendet i vdekur në oborr një person në Kamenicë
Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpise. Rasti po hetohet nga policia.
Kamenicë 27.08.2022 – 16:55. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor.

