Gjendet i vdekur në shtëpi prizrenasi i cili jetonte i vetëm
Një person në Prizren është gjetur i vdekur në shtëpi. Fqinjtë kishin hetuar një kundërmim nga shtëpia, ndërkohë që viktimën nuk po e shihnin të tri ditët e fundit.
Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqinj i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. (foto arkiv)


 
 
 
						 
						