Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, pasi ankuesja ka raportuar se nuk kishte mundur të kontaktonte me të për disa ditë.

Rasti po hetohet nga policia.

Prishtinë 02.02.2023 – 17:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. (foto ilustrim)