Gjendet i vdekur në veturë një person në Kaçanik
Një person në Kaçanik është gjetur i vdekur në veturë. Rasti është cilësuar vetëvrasje.
Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

