Gjendet i vdekur një burrë në Fushë Kosovë
Një burrë është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Fushë Kosovë, 10.08.2021 – 12:45. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenjë jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

