Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë.
Vdekja e tij cilësohet e dyshimtë nga policia, e cila po e heton rastin.
Mitrovicë 22.10.2022 – 14:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).

