Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e pleqve

Në shtëpinë e të moshuarve për komunitete në Istog është gjetur i vdekur një burrë, banues në këtë qendër, i cili, sipas vajzës, vuante nga disa sëmundje. 

Istog 18.04.2021-15:30. Është raportuar se në shtëpinë e të moshuarve ”për komunitete” kishte vdekur një person mashkull, banor i kësaj shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është deklaruar stafi i qendrës si dhe vajza e viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima ka vuajtur nga disa sëmundje. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)