Gjendet i vdekur një person
Një person është gjetur pa shenja jete në një fshat të komunës së Prishtinë, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh. Rasti është raportuar si ‘vdekje e dyshimtë’
“Është raportuar se në fshatin e lartcekur është gjetur një trup i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

