Gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa policia po e heton rastin.

Hetim i vdekjes /Fushë Kosovë, 05.09.2021 – 16:58. Raportohet se është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)