Gjendet i vdekur një person afër lumit në Vushtrri

Një person është gjetur i vdekur afër urës së lumit në Vernicë të Vushtrisë.

Rasti është hapur për hetim si vdekje e dyshimtë.

Fsh. Vernicë, Vushtrri 28.03.2023-11:03. Dëshmitari mashkull  kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull  kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.