Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë së tij

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë, ndërkohë edhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është duke u hetuar dhe nuk raportohet për persona të arrestuar./mediafokus.info/