Gjendet i vdekur një person në Ferizaj
Lidhur me këtë rast, policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet.
“Ferizaj, 20.09.2021 – 22:08. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

