Gjendet i vdekur një person në Kamenicë
Një person në Kamenicë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, njofton policia.
Kamenicë 08.01.2022-16:05. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftim. (foto arkiv)

