Gjendet i vdekur roja e një fabrike në Rahovec
Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur roja e një fabrike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit. Ai është gjetur i vdekur nga pronari i fabrikës.
“Rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonalë e po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dergohet në IML për obduksion”, ka konfirmuar policia.

