Gjendet në liqe trupi i një gruaje
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në liqenin e Kastriotit në Dibër. Viktima është identifikuar si shtetasja, Shpëtime Shehu.
Trupi i 45-vjeçares mbi ujë është zbuluar nga një banor i zonës që ka njoftuar policinë.
Panorama.al raporton se Shpëtime Shehu nga fshati Vrenjt, vuante nga depresioni.
Janë ende të paqarta arsyet përse familja e viktimës nuk ka njoftuar policinë.
Mbetet mister shkaku i mbytjes së 45-vjeçares, ndërkohë mësohet se ajo kishte shenja dekompozimi në trup.
Nga burime jozyrtare është mësuar se e reja vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë shkaqet e vërteta të vdekjes së saj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë.

