Gjendet në disa shkurre personi i zhdukur para një jave

Një person në Istog, i cili ishte raportuar i zhdukur para një jave, është gjetur 500 metra larg shtëpisë, në disa shkurre, njofton policia.

Personi është dërguar për trajtim në spital.

Istog 13/14.09.2021 – NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur larg shtëpisë së tij afër 500 metra në disa shkurre. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës, thuhet në njoftim.