Gjendet në lumë një grua e pa jetë
Një grua e moshë 67-vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Përmetit.
Policia bën të ditur se rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur “ish-Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, shtetësja R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.
Nga të dhënat e para, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

