Gjendet një mjet shpërthyes në autobus
Një mjet shpërthyes është gjetur në një autobus ne komunën e Drenasit, njofton policia e Kosovës, transmeton gazeta online Mediafokus.info.
Sipas policisë, mjeti shpërthyes është gjetur te motori i autobusit, derisa njësiti për deminim e ka tërhequr mjetin shpërthyes.
“Komoran, Gllogoc, 05.12.2020-15:03. Raportohet se në një autobus, tek motori është gjetur mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin shpërthyes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Mediafokus.info/

