Gjendet në rrugë pa shenja jete një burrë
Një burrë është gjetur në rrugë pa shenja jete. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshuar’, në raportin 24-orësh të policisë.
VDEKJE E DYSHUAR: Fsh. Stralic, Kamenicë 05.10.2020 – 12:06. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion, thuhet në raport.

