Gjendet në Shqipëri personi i zhdukur në Kosovë

Një person i zhdukur në Kosovë, është gjetur në Shqipëri, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Prizren 08.09.2022 – 16:00. Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë është gjetur në Shqipëri personi i zhdukur mashkull kosovar (i mitur). Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij.