Gjendet një mjet shpërthyes në Vërbicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Verbicë të Gjilanit gjatë ditës së djeshme ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it të cilat në mënyrë të sigurt kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.