Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, policia jep detaje

Një trupi i pajetë i një personi është gjetur në liqenin e Badovcit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa në operacion kanë qenë të përfshirë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se sipas të dhënave fillestare, bëhet fjalë për G.G i raportuar i zhdukur nga familjarët para 2 ditësh.

“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, thanë nga policia për Paparacin.