Gjendet një trup i pajetë në lumin Lana
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e së enjtes në lumin Lana, në zonën e Brrylit, raporton a2cnn.
Viktima është ende i paidentifikuar, teksa në trupin e tij, në pamje të parë nuk janë parë shenja dhune.
Kanë qenë kalimtarët ata që njoftuan policinë, teksa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes.

