Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar
Një trup i pajetë burri është gjetur në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Radiovc, pjesë e komunës së Bërvenicës.
Trupi është gjetur rreth orës 14:00 dhe rasti është paraqitur në polici.
“Rreth orës 14 në stacionin policor Zherovjan, ka arritur denoncim se në lumin Vardar në afërsi të digës në Radiovc është gjetur një trup i pajetë. Pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe të SPB Tetovë, prokurorisë themelore publike, pas çka ka filluar ekspertiza me qëllim të identifikimit të trupit të pajetë dhe ndriçimit të rastit”, informojnë nga SPB Tetovë.
Nga shërbimi zjarrifkës i Tetovës informuan se personat e tyre kanë marrë pjesë në nxjerrjen e trupit nga lumi Vardar. (foto arkiv)

