Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë, konsiderohet vdekje e dyshimtë  

Një trup i pajetë është gjetur dje pasdite në Prishtinë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rr. “Uran Ajeti”, Prishtinë   09.11.2020 – 15:00. Raportohet se në rrugë, pa shenja jete është gjetur viktima m/k.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Mediafokus.info/