Gjendet një trup i veshur me rroba dhe i mbështjellë me batanie, besohet të jetë nga lufta
Në Prizren, nga punëtorët e kompanisë Eko Regjioni është gjetur një trup, i mbështjellë me rroba dhe me një batanije, që besohet të jetë nga lufta e fundit në Kosovë.
Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës. (foto arkiv)

