Gjendet një trup pa jetë, rasti po hetohet

Në Prishtinë është gjetur një trup pa jetë. Rasti po hetohet, njofton policia.

18.05.2021-06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.