Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Emergjencës se bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili u gjet i vdekur, jo fort larg shtëpisë së tij.

Vdekjen e të moshuarit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Megjithatë, për të zbuluar shkakun e vdekjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.