Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Policia ka njoftuar se dje një person në Gjilan është gjendur pa shenja jete.

Sipas raportimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për një 88-vjeçar i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES

Gjilan 26.04.2023 – 16:37. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori.

Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve.