Gjendet pa shenja jete një burrë në Viti
Një burrë është gjetur pa shenja jete të premten në Viti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ambulanca.
Plus TV mëson se ekipi mjekësor i Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Raportohet se i njëjti është gjetur pa shenja jete në lokacionin e tregut të gjelbër, brenda një objekti të kësaj hapësire, sot pas orës 09:00.
Rastin për Plus TV e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojm se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vrejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbërt në rrugën “Dëshmorët e Kombit“ në Viti. Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjeksore. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njofuar prokurori i shtetit, dhe i njejti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale”, thuhet në njoftim

