Gjendet pa shenja jete një foshnje 6-muajshe

Një foshnje 6-muajshe është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Ballovc të Podujevës. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka konfirmuar edhe policia.

“Rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.