Gjendet pa shenja jete një grua e moshuar në shtëpinë e saj
Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në një familje në fshatin Sreckë në Prizren, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj. Viktima u gjet e vdekur në dhomën e saj, pasi dikush nga familjarët e njoftoi Policinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas mëson Sinjali, viktima ka qenë e moshës rreth 70-vjeçare dhe ka jetuar e vetme, teksa akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.
Pasi u konstatua vdekja e saj, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lidhur me rastin, Policia ka marrë disa deklarata të komshinjve të të ndjerës, të cilët kanë treguar se nuk e kanë parë viktimën që disa ditë dhe nuk dinin asgjë për gjendjen e saj.
Me t’u përfunduar procedurat policore, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 70-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

