Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”.