Gjendet pa shenja jete një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan  

Një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, i burgosuri është B.E.

SHKK njofton se i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor dhe emergjencës.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Njoftim nga SHKK:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomen e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.