Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet ta ketë vrarë veten

Një person në Malishevë është dërguar në QKMF pa shenja jete. Në vndin e ngjarjes është gjetur një revole dhe sipas hetimeve të para, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Vdekja e tij do të hetohet nga policia.

Malishevë 18.04.2021-09:55. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është sjell në QKMF Malishevë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se viktima ka qëlluar veten me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me tre fishekë dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.