Gjendet pa shenja jete një person në Carrabreg

Një person është gjetur pa shenja jete në Carrabreg të Deçanit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është hapur për hetim.

Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 01.06.2022 – 06:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)