Gjendet pa shenja jete një person në Klinë, ka një plagë nga arma e gjuetisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Gjurgjevik i Vogël të Klinës. Sipas policisë, viktima u gjet në oborrin e shtëpisë së tij.

Dyshohet se vdekja e tij ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë.

Rasti është hapur si “hetim i vdekjes” në polici, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Fsh. Gjurgjevik i Vogël, Klinë 16.08.2024 – 05:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Ne vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.