Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan
Një person në Lipjan është gjetur pa shenja jete. Në raportin 24 orësh, rasti është cilësuar nga policia ‘vdekje e dyshimtë’.
Lipjan 22.10.2020 – NN. Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raport.

