Gjendet pa shenja jete një person në stacionin e trenit në Mitrovicë
Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin e trenit në Mitrovicën e Veriut.
Identiteti i viktimës nuk dihet për momentin, pasi nuk kishte asnjë dokument me vete, ndërkohë që rasti po hetohet nga policia.
Mitrovicë Veri 11.03.2023-NN. Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar, thuhet në njoftim.

