Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 10:30 të mëngjesit të 25 majit, në një banesë është gjetur i vdekur Selcuk Atabay, 79 vjeçar, shtetas i Turqisë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi i emergjencës në vendngjarje.

Personi i parë që ka njoftuar autoritetet për rastin ishte O. M, i cili e ka gjetur viktimën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë njoftuar edhe hetuesit për procedurat e mëtejme.

Shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta dhe rasti është në fazë fillestare të hetimit.