Gjendet pa shenje jete një person në shtëpinë e tij
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
“Hetim mbi vdekjen -Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

