Gjendet trupi i djalit 3-vjeçar në lumin Buna
Është gjetur mëngjesin e të martës edhe trupi i pajetë djalit 3-vjeçar të Alma dhe Erdgys Arrazit, të mbytur të shtunën në lumin Buna.
Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Një ditë më parë u gjet edhe trupi i vajzës së dytë të çiftit ndërsa të shtunën ishte gjetur trupi i vajzës së madhe, 9-vjeçare.
Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës.
Për ngjarjen, policia ka arrestuar babain e tre të miturve, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se me dhunën psikologjike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes, e ka shtyrë drejt vetëvrasjes./A2CNN

