Gjendet trupi i pajetë i tetovarit të larguar nga shtëpia natën e vitit të ri

Sot (16 janar) rreth orës 11.30-11.40, në ujërat e lumit Shkumbim, në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. (62) nga Tetova, për të cilin më datë 31.12.2021 është raportuar se ishte larguar nga shtëpia.

Disa ditë më vonë pasi I.L.  nuk ishte kthyer, janë kryer kërkime intensive nga ekipet e SPB-së në Tetovë, ku janë përdorë edhe qenë gjurmues, njoftojnë mediat atje.

Në koordinim me Prokurorin Publik dhe me pjesëmarrjen e mjekut ligjor, është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes.