Gjendet trupi i personit që sot u mbyt në lumë

Nga lumi i fshatit Deiq të komunës së Klinës është nxjerrë një trup i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme, pasi ishte parë nga disa peshkatarë të cilët kishin tentuar ta nxirrnin, por që nuk kishin arritur.

Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerrë me ndihmën e FSK-së.

Burime të klina.info bëjnë të ditur se i vdekuri është Vesel Kryeziu. (foto arkiv).