Gjendet vetura e djalit të kryetarit

Të dielen i ishte vjedhur vetura djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, Guri Berisha. Pas dy ditësh vetura e vjedhur është gjetur dhe ajo i është kthyer pronarit.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjetja e veturës se djalit të Berishës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Veture e vjedhur/gjetur/Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)