Gjendja në pikat kufitare, kaq minuta pritet për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar.

Sipas përditësimeve të fundit, përmes pikave Dheu i Bardhë dhe Merdar, qytetarët po presin nga 30 deri në 60 minuta për të dalë dhe për të hyrë në Kosovë.

Këto dy pika tash e disa ditë kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave dhe pritjet kanë shkuar deri në më shumë se 3 orë.

Për gjendjen në kufi mund të informoheni duke klikuar në këtë LINK.