Gjendja nëpër pikëkalimet kufitare, pritjet shkojnë deri në një orë

Sipas këtij përditësimi, më së shumti pritje ka në Merdare.

Në hyrje të kësaj pike pritjet po zgjasin 1 orë, e në dalje nga 1 orë deri në 1 orë e 20 minuta.

Pritje 1 orëshe ka edhe te Dheu i Bardhë, në dalje. Kolona është 400 metra.

Në pikëkalimet kufitare, Kullë, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet janë nga 5-10 minuta.

Pritjet në pikëkalimet tjera janë 3-5 minuta.