Gjenerali amerikan: Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës
Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se janë shumë të shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hokanson ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre.
Por mua më duket se udhëheqësit po bisedojnë dhe ne kemi parë pakësim të dhunës dhe shpresojmë se mund ta vazhdojmë këtë. Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, ka thënë Hokanson.
